I riu nga Deçani u vra në vendin e punës
BILLI·

A.T 29-vjeç nga fshati Llukë e Ulët i Deçanit, ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se autor i vrasjes është djali i pronarit të Kompanisë “Gogaj-ag” po në këtë qytet ku viktima punonte. Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, bëhet fjalë për Sh.G.
Rasti ka ndodhur sot në orën 11:10 përderisa ende nuk dihen motivet. Policia ka konfirmuar për Express se viktima fillimisht ishte plagosur rëndë dhe në Spitalin e Pejës kishte arritur pa shenja jete.
Sipas njoftimit që faqja “Deçani Sot” ka publikuar në facebook thuhet se gjithçka ishte aksidentale. Megjithatë ky informacion mbetet i pakonfirmuar nga policia.
Policia ka thënë se shumë shpejt do të dalë me një komunikatë ku rasti do të sqarohet në detaje…
Lexo edheDetaje rreth vrasjes së 29 vjeçarit në Deçan














