back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRita Ora shpërndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht...

Rita Ora shpërndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht me këngën e Dua Lipës

Të ngjajshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka rishpërndarë në InstaStory një postim nga faqja Eja, i cili i kushtohej shqiptarëve më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte fakti se ai shoqërohej me këngën “Houdini” të Dua Lipës, një tjetër yll shqiptar i njohur globalisht.

Në postimin origjinal, faqja Eja kishte përfshirë Rita Orën në listën e 10 personaliteteve shqiptare me ndikim, duke e përshkruar si “një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht në muzikë”, me mbi 10 miliardë dëgjime globale, dhe një figurë të fuqishme në skenën e muzikës pop.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte pikërisht përdorimi i këngës së Dua Lipës në sfond – një gjest që shumë e kanë interpretuar si sinjal afrimi mes dy artisteve, të cilat prej vitesh janë parë si të distancuara nga njëra-tjetra.
Rita Ora dhe Dua Lipa, ndonëse të dyja me origjinë shqiptare nga Kosova dhe me karriera të jashtëzakonshme në muzikën ndërkombëtare, nuk janë parë asnjëherë së bashku publikisht, dhe kanë shmangur komentet për njëra-tjetrën në intervista apo rrjete sociale. Kjo ka bërë që fansat dhe mediat të spekulojnë për një raport të ftohtë mes tyre.

Megjithatë, ky veprim i Ritës shihet nga shumëkush si një hap i vogël drejt një afrimi të mundshëm. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet pozitive, ku fansat shprehen të entuziazmuar për mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm mes dy ikonave shqiptare të muzikës.

 

View this post on Instagram

- Advertisement -

Të Fundit