BallinaSportRikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në futboll.

Dy ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen sot, shkruan “Gazeta Express”.

Llapi do ta presë Ferizajn në duelin e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe llapjanët janë të vendosur për të krijuar epërsi solide para lojës së kthimit, në mënyrë që t’i afrohen edhe më shumë finales së madhe të kësaj gare.

Ndërkohë, në Suharekë, gjithashtu të mërkurën, Ballkani do t’i bëjë konak Dukagjinit.

Klinasit do të japin gjithçka nga vetja për ta eliminuar ekipin suharekas nga Kupa dhe për ta fituar më pas atë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalin në Evropë.

Natyrisht, kjo nuk vlen edhe për ekipin Portokalli, i cili po lufton për titull të kampionit të Kosovës.

Krahas Dukagjinit, edhe Llapi e Ferizaj e kërkojnë Evropën përmes Kupës.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen sot nga ora 15:00, kurse ato të kthimit më 22 prill. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz