Rikthehet Klodi: Flet për Elijonën dhe Benitën – përmend edhe të dashurën?

Në një intervistë ekskluzive për “Ora Shtatë”, finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodi, ka rrëfyer për jetën pas këtij formati.
Klodi tha se nuk e priste gjithë dashurinë që e ka marrë nga njerëzit, transmeton Klankosova.
“Kemi pasur shumë dashuri prej popullit, nuk ia kam pasur idenë. Ende kemi shumë”, u shpreh Klodi.
Ai tha se më shumë po vazhdon jetesën në Kosovë, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë që do të rikthehet në Itali por edhe në Shqipëri.
Sa i përket takimit me të dashurën e tij në Itali, Klodi tha se dëshiron ta mbajë në privatësi këtë pjesë të jetës së tij.

Lexo edheBig Mama njofton vdekjen e nënës së saj
Ndërkohë, Klodi foli edhe për Benitën, për të cilën tha se nuk gëzon ndonjë raport me të, por që shprehu respekt të padiskutueshëm për ish-konkurrenten.
Ndërsa për Elijonën, finalisti tha se është një vajzë shumë e fortë.
Klodi foli edhe për ish-banorët me të cilët nuk mban fare raport, dhe as nuk dëshiron të ketë një të tillë.














