Rikthehet Adem Grabovci: Nis “luftën” me Xhavit Halitin për Degën e PDK-së në Pejë

Në kohën kur kanë nisur zgjedhjet në PDK, luftë shumë e ashpër pritet në degën e PDK-së në Pejë.
Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se Adem Grabovci, dikur ndër njerëzit më të fuqishëm të kësaj partie, po pretendon ta marrë drejtimin e degës, pozitë që e pretendon edhe kryetari aktual, Xhavit Haliti.
“Tash e disa muaj ka nisur beteja në teren nga Xhavit Haliti e Adem Grabovci, për ta marrë kreun e degës”, thonë burimet e Gazetës Blic.
Gjithnjë sipas këture burimeve, Grabovci po mundohet që përmes marrjes së degës të kthehet fuqishëm edhe në parti, në qendër.
Lexo edheIsh-shefi i grupit parlamentar të Nismës tregon arsyet pse iu bashkua PDK-së
Ndërkaq, dje Grabovci përmes një postimi në facebook ka theksuar se kanë nisur aktivitetet për zgjedhjet e brendshme të degës.Më poshtë postimi i Grabovcit:
Në Prilep të Deçanit, në një atmosferë demokratike u zhvillua procesi i brendshëm zgjedhor i PDK-së në këtë nëndegë.Duke parë mbështetjen dhe masovizimin e kuvendeve zgjedhore, mund të themi lirisht se PDK po dëshmon se është bindshën si parti e parë për nga mbështetja por edhe për nga zhvillimi i proceseve demokratike.
I urojmë kryetarit të ri-zgjedhur të kësaj nëndege, Bajram Zogaj, dhe strukturave të zgjedhura suksese në ushtrimin e përgjegjësive që kanë marrë.














