Rezultati nga Fushë Kosova
BILLI·

Burim Berisha kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se LDK ka fitore bindëse në Fushë- Kosovë.
Sipas Berishës LDK ka marrë plotë 60% të votave në këto zgjedhje.
“Fitoren e kemi sigurt, në asnjë pikë në gjithë komunën nuk kanë mundur të fitojnë asnjë parti në të gjitha pikat jemi fituesi, dhe dikund rezultatit do të jetë dikur 60 përqind do të jetë fitore bindëse”, ka deklaruar Berisha, për Gazeta Blic.
Kujtojmë se Burim Berisha ka udhëhequr me Fushë-Kosovën për katër vite radhazi.
Lexo edhePasi e humbi garën sot, ky kandidat do të jetë zëvendës ministër [Dokument]
Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me kandidatin e VV-së, Avni Zogiani i cili ka thënë se ende nuk i kanë të plota rezultatet.
“Ende nuk i kemi rezultatet, i kemi copë- copë, nuk mund të japim një konkludim”, tha Zogoani, raporton GazetaBlic.com.














