back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRexhep Selimi: Ekipi i dialogut do të prodhojë shumë skandale, sikur ai...

Rexhep Selimi: Ekipi i dialogut do të prodhojë shumë skandale, sikur ai i ‘tezakëve’

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka komentuar Ekipin Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, në bisedime me Serbinë, i cili ishte quajtur delegacion i ‘tezakëve’, për shkak të lidhjeve farefisnore të tyre me krerët më të lartë të delegacionit.

Në një përgjigje për Gazetën Blic, Selimi tha se kjo gjë tashmë ka qenë e ditur, pasi që sipas tij, ka qenë e pritshme “një degradim i tillë i delegacionit”.

Sipas deputetit të VV-së, ekipi negociator do të prodhojë skandale tjera në të ardhmen, sikur ky i ‘tezakëve’.

“Për fat të keq ka qenë e pritshme për një degradim i çështjeve që ata i kanë për Kosovën. Kur është formuar ekipi negociator, e kemi ditur se cka mund të prodhojë kjo. Ky ekip gjithsesi nuk do të prodhojë as kryesim me Serbinë, e as zgjidhje për Kosovën, ky ekip do të prodhojë skandale tjera në të ardhmen, si ky i tezeqve që ishte”, ka thënë Selimi për Gazetën Blic.

Kryetari i PSD-së dhe njëherësh bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti, tashmë ka angazhuar në ekip, dy tezakë të tij.

Përveç që në ekip është Visar Ymeri, me të cilin dihet se janë tezakë, në ekipin negociator është i përfshirë Nezir Ismaili. Edhe ky është tezak i dy përfaqësuesve të PSD-së.

Po ashtu, edhe Agron Kabashi, i afërt me Dardan Molliqajn si dhe Veton Dragusha janë “rehatuar” si shofer të këtij ekipi. Dytë do të marrin pagën në shumën prej 1160 euro.

Në ekip janë futur edhe të afërm të zv.kryeministrit, Fatmir Limaj.

Në ekipin e dialogut është emëruar edhe Hana Aliu, anëtare e NISMA-s Socialdemokrate. Shkollimi i saj është i kryer në një kolegj privat.

Ndërsa, këshilltar politik profesional është emëruar Veton Kastrati si dhe Endrit Zabërgja. Ky i fundit ushtron po ashtu postin e kryetarit të Rinisë së NISMA-s.

Ndaj përfshirjes së familjarëve në të ashtuquajturën ‘zyrë administrative’, ditë më parë pati reaguar deputeti i opozitës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Serbia po angazhon profesionistë të fushave të ndryshme për bisedimet, ndërkaq Kosova po shkon në negociata me “nipa, dajë e tezakë”.

“Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam. Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezakë. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

E për të gjitha këto, ka ardhur reagimi i deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi.

Dje në Facebook, Krasniqi shkroi se “Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson”.

“Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë”, ka shkruar tutje Krasniqi.

“Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pas Kosova, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pas ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar më tej, deputeti i PSD-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz