back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRevolta ndaj Trump-it shpërthen edhe në State Department

Revolta ndaj Trump-it shpërthen edhe në State Department

Të ngjajshme

Oficerë të shumtë të Shërbimit të Jashtëm dhe diplomatë të tjerë amerikanë kanë shprehur revoltën e tyre kundër presidentit Donald Trump, duke e hartuar një memorandum mospajtimi ndaj urdhrit të tij ekzekutiv për t’ua bllokuar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Zyrtarët e Shërbimit të Jashtëm dhe diplomatët e kanë hartuar memorandumin e mospajtimit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj urdhrit ekzekutiv të Donald Trump-it, qa ua ndalon hyrjen në SHBA emigrantëve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, transmeton Express.

ABC raporton se dy draft më shumë mundësi do të dorëzohet sot përmes “dissent channel”.

“Dissent channel” është nëj agjenci e cila u themelua gjatë Luftës në Vietnam për t’i transmetuar kritikat e brendshme.

Zyrtarët dhe diplomatët argumentojnëse një politikë e cila ua mbyll dyert tona më shumë se 200 milionë udhëtarëve të ligjshëm, me shpresë që të parandalohet një numër i vogël udhëtarësh që ka për qëllim dëmtimin e amerikanëve, nuk do të arrijë ta bëjë vendin tonë më të sigurt.

Po ashtu, ata theksojnë se ky ndalim nuk do ta arrijë qëllimin e tij dhe më shumë mundësi do të jetë kundër produktiv. “Ky ndalim nuk do ta arrijë qëllimin e tij të theksuar për t’i mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste të kryera nga të huajt që pranohen në Shtetet e Bashkuara”.

“Duke shikuar përtej efikasitetit të tij, ky ndalim nuk është në përputhje me vlerat themelore që Amerika dhe Kushtetuta e saj ka, mbi të cilat, ne si punëtorë federalë, jemi betuar,” thuhet në memorandum.

Të premten e kaluar, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ua ndalon hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende të botës, për 90 ditë./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz