Reshjet e mëdha të borës bllokojnë fshatin Abri e Epërme të Drenasit (Foto)
dp·

Reshjet e mëdha të borës që ranë në vend dy ditët e fundit, kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Në disa vise rurale të vendit banorët kanë mbetur të bllokuar e pa energji elektrike.
Banorët nga fshati Abri e Epërme, komuna e Drenasit, kanë dërguar në email të gazetës foto, ku tregojnë se kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e borës.
“Kemi mbetur të bllokuar në lagjen Hisenaj të fshatit Abri e Epërme, komuna e Drenasit”, thotë një banorë i asaj ane./GazetaExpress/

Lexo edheJa si reagon Blero kur dëgjon zërin fermerit nga Drenica, duke kënduar këngën e tij (Video)

















