Televizioni anglez ITV ka bërë një reportazh fantastik për Kosovën.
Kosova është bërë temë kryesore e mediave të ndryshme në botë, por në Angli i kanë kushtuar vemëndje të madhe shkaku i ndeshjes që u luajt mbrëmë në Southampton, shkruan Reporteri.
Anglia fitoi ndeshjen, por zemrat e tifozëve i fitoi Kosova, e cila edhe pse e lënduar e pa lojtarë të formacionit startues refuzoi që të mbrohej dhe aplikoi lojë ofenzive.
Rezultati në fund ishte 5-3 në të mirë të ‘Tre Luanëve’, por ëndrra për një kualifikim në Euro 2020 për Kosovën akoma nuk është shuar.















