Derbi i IPKO Superligës së Kosovës në mes të Llapit dhe Ferronikelit ka përfunduar me fitoren e Ferronikelit, edhe përkundër asaj që Ferronikeli luajti me një lojtarë më pak. Prishtina ka fituar në Prizren kundër Lirisë, ndërkaq Drita ka shënuar fitore duke e mposhtur Trepçën 89 në Gjilan
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të javës së tetë të IPKO Superligës së Kosovës.
Kryendeshje e kësaj jave ishte padyshim ajo në mes të Llapit dhe Ferronikelit e cila përfundojë me rezultat 0-1.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje fillojë shumë më mirë për mysafirët të cilët patën disa mundësi të mira për të shënuar por që nuk u konkretizuan.
Gjërat u vështirësuan për Ferronikelin pasi që në minutën e 43’të me të kuq u përjashtua Kastriot Rexha, pas një ndërhyrje që goditi qëllimisht me top Maliqin e Llapit.
Pjesa e dytë ishte shumë e dobët nga të dyja skuadrat, ku Llapi nuk ishte në gjendje që të organizonte sulme si duhet kurse Ferronikeli mbrohej dhe kundërsulmonte herë pas here. Një kundërsulm i shpejt në minutën e 72’të bëri që gol të shënonte Astrit Fazliu për Ferronikelin.
Një ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo në mes të Lirisë dhe Prishtinës e cila përfundojë me fitoren e Prishtinës.
Edhe Prishtina shënoi gol në fillim të pjesës së dytë, kësaj radhe me anë të Khalid në minutën e 63’të.
Ky është barazimi i katërt i Prishtinës e cila ende nuk po arrin të bëj më shumë kundër skuadrave më të vogla të IPKO Superligës.
Ndërkohë, kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka barazuar përsëri, kësaj radhe kundër kundër Trepça 89. Drita humbi edhe në derbin e qytetit të Gjilanit kundër Gjilanit në vikend. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 18’të, kurse rezultati u barazua nga Mircevski në minutën e 66’të.
Ndërkohë, ndeshja tjetër në mes të KEK’ut dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat 1-1. Kjo është pika e parë e KEK’ut e arritur në IPKO Superligën e Kosovës sivjet, pasi që në shtatë ndeshjet e mëparshme ata nuk kanë arritur asnjë fitore.
Nesër zhvillohet edhe ndeshja e fundit e javës së tetë në mes të Flamurtarit dhe Gjilanit. /GazetaExpress/
Java e 8 e IPKO Superligës së Kosovës
Drita-Trepça 1-0
KEK-KF Ballkani 1-1
Liria-Prishtina 0-1
Llapi-Ferronikeli 0-1
Tabela
1. Ferronikeli 20
2. Llapi 16
3. Prishtina 15
4. Flamurtari 14
5. Gjilani 13
6. Drenica 12
7. Trepça 89 10
8. Ballkani 9
9. Dritaj 7
10. Ferizaj 7
11. Liria 6
12. KEK-u 1