Mesut Ozil është martuar të premten në Stamboll me bukuroshen Amine Gulse.
I pari i Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdogan është kujdesur për kurorëzimin e çiftit në ditën e tyre më të rëndësishme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ozil 30-vjeçar, i cili ka rrënjët familjare turke, nxiti polemika vitin e kaluar kur u fotografua me Erdoganin, duke ngritur pyetje rreth besnikërisë së futbollistit ndaj Gjermanisë në prag të fushatës së tyre katastrofike të Kampionatit Botëror 2018.

Udhëheqësi turk mbërriti në mbrëmjen e hershme për ceremoninë e së premtes në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit për të parë ish-mesfushorin e Arsenalit të martohej me të fejuarën e tij, ish-missin e Turqisë, Amine Gulse.
I shoqëruar nga gruaja e tij, Emine, presidenti turk u pa i buzëqeshur pranë çiftit të ri, pasi martesa e tyre u formalizua.
Pas 92 paraqitjeve për Gjermaninë, duke përfshirë një rol kyç në fitoren e Kupës së Botës 2014, Ozil papritmas e la skuadrën kombëtare në korrik të vitit të kaluar, duke akuzuar zyrtarët gjermanë të futbollit për racizëm.

Pasi kjo kishte ndodhur, Erdogan e kishte mirëpritur në një takim në shtetin vendas futbollistin turk.
Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte pjesë e një morie kritikash për ftesën.
Helge Braun i kishte thënë gazetës Bild se Ozil do të bënte një lëvizje të tillë pavarësisht se tashmë ishte kritikuar ashpër nga publiku gjerman gjatë takimit të tij të parë me Erdoganin.


















