back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaSportReali po i bën gati 50 milionë euro për yllin e Newcastlet

Reali po i bën gati 50 milionë euro për yllin e Newcastlet

Të ngjajshme

“Syt ja shpofsha”, Bali Muharremaj thotë se është kërcënuar

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se është kërcënuar. Muharremaj...

“Sytë ja shpofsha”, kërcënohet Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë me ndjekësit...

Gjiganti i La Ligës, Real Madrid, është përfolur këtë javë për një lëvizje të mundshme drejt yllit të Newcastle United, Sandro Tonali.

Kjo vjen mes raportimeve se mesfushori italian është identifikuar si përforcimi ideal për repartin e mesit të fushës në skuadrën e Xabi Alonsos.

Real Madrid vazhdon të kërkojë një profil ndryshe në mesfushë, pas largimeve të fundit të Toni Kroos dhe Luka Modrić.

Tonali, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer individual me Newcastlein, sipas “Fichajes”, konsiderohet aktualisht si kandidati kryesor për të mbushur këtë boshllëk.

Si pasojë, drejtuesit nga “Santiago Bernabéu” thuhet se po “përgatisin” një ofertë me vlerë rreth 50 milionë euro për ish-lojtarin e Milanit.

Megjithatë, realiteti është se një ofertë e tillë pritet të refuzohet menjëherë pa shumë hezitim.

Newcastle do të kërkonte një shumë mbi 80 milionë euro vetëm për të nisur negociatat me Real Madridin./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz