Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes
dp

Lexo edhe”Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, Juventusi vazhdon të krenohet me stervitjet e sulmuesit kosovar

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim diagnostikues në lëndimin e fundit të gjurit të Kylian Mbappes.
Sipas asaj që u njoftua nga Daniel Riolo në radio ”Cope”, klubi mbretëror bëri gabim në diagnozën fillestare të dëmtimit të gjurit, të sulmuesit francez, shkruan IndeksOnline.
“Ai shkoi të vizitohej nga një nga specialistët kryesorë të gjurit në Francë. Ndërkohë, ne e dimë se kishte një diagnozë të gabuar në Madrid sepse ai qartësisht nuk ishte i lumtur për këtë dhe madje ishte i zemëruar”, shpjegoi Daniel Riolo.

Lexo edhe”Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, Juventusi vazhdon të krenohet me stervitjet e sulmuesit kosovar
”Real Madridi, në diagnozën e tyre fillestare, ekzaminoi gjurin e gabuar. Në vend që të ekzaminonin gjurin e majtë të Mbappé-s, ata ekzaminuan të djathtën”, zbuloi gazetari spanjoll.
Për shkak të këtij gabimi, raportohet se Real Madrid shkarkoi stafin mjekësor gjatë muajit janar./IndeksOnline/