BallinaRegjionaleReagon Sami Lushtaku: Gjithçka është gënjeshtër se bashkëpuntorët e mi sulmuan fizikisht...

Reagon Sami Lushtaku: Gjithçka është gënjeshtër se bashkëpuntorët e mi sulmuan fizikisht H: Dërgutin

Të ngjajshme

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se bashkëpunëtorët e Sami Lushtakut, kanë sulmuar fizikisht ish veteranin e UÇK-së H. Dërgutin.

Por vet Dërguti për media e ka mohuar së është sulmuar, një gje të tillë e ka mohuar edhe Policia e Kosovës, transmeton Drenica Press.

Lidhur me këtë lajm, kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku e ka quajtur lajm të rremë dhe të paguar nga oponent politik.

Lushtaku ndër të tjera thotë: “Pas spekulimeve të ditës së sotme nga disa media për gjoja një sulm fizik të bashkëpunëtorve të mi ndaj një personi në Skenderaj, në cilësinë e Kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj e informoj opinion publik, qytetarët e Skenderajt dhe anëtarët e simpatizantët e PDK-së se lajme të tilla janë spekulime dhe qëllimkëqia.

Lajmet të rreme dhe të paguara lirë nga oponentë politikë të skaduar dhe mbeturina të hedhura, për qëllim kanë dëmtimin e procesit brilant zgjedhor që po ndodh në degën e PDK-së në Skenderaj.

Përpjekja e individëve të tillë për të dëmtuar procesin zgjedhor brenda PDK-së ka kaluar në nivel tjetër, duke përdorur portale spekulative dhe të paguar për të parqitur situatën si konfliktuoze, në kohën kur PDK po masivizohet me të rinj dhe të reja të gatshëm për të marrë përgjegjsi politike.

Mohoj kategorikisht përfshirjen e bashkëpunëtorëve të mi dhe anëtarëve të PDK-së në ndonjë zënkë ose koflikt fizik në Skenderaj.
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të individëve të caktuar për të krijuar çdo ditë lajme të rreme në lidhje me degën e PDK-së, i siguroj anëtarët e PDK-së se PDK vazhdon të jetë unike dhe në proces të masivizimi të mëtejmë.
Përpjekjet për të krijuar situata artificiale dhe të paqëna, janë tendencë e qartë që të manipulohet opinioni publik, pasi tendenca për të dëmtuar procesin e brendshëm zgjedhor tashmë ka dështuar.”

Me respekt!
Sami Lushtaku
Kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz