Reagon PDK: Tregon nëse nëndega e saj iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje
Partia Demokratike e Kosovës dega në Obiliq ka reaguar ndaj, siç i quan kjo parti, shkrimeve se “kinse 90% e anëtarësis së Nëndegës së PDK -së në Fshatin Bakshi kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje”, raporton Gazeta blic.
Përmes një reagimi, kryetar i Nëndegës së PDK -së në këtë fshat, Ali Pllana nuk ka mohuar një lajm të tillë duke shtuar se “rastet individuale nuk mund ti ndalojmë dhe nuk japim përgjegjsi”
“Ju njoftoj se nga mbrëmë ka qarkulluar një shkrim se kinse 90% e anëtarësis së Nëndegës së PDK -së në Fshatin Bakshi kanë kaluar në Lëvizjen Vv. Unë si kryetar i Nëndegës së PDK -së në këtë fshat e demantoj këtë lajm dhe e cilësoj si të pa vërtetë.Rastet individuale nuk mund ti ndalojmë dhe nuk japim përgjegjsi. Njëherit ju informoj se Nëndega e PDK-së -Bakshi vazhdon punën dhe i kryen detyrat me përgjegjsi të plotë”, thuhet në reagimin e tyre.
Lexo edheAmerikanët vëzhgojnë Kosovën nga qielli, çka po ndodh
Ndryshe, gjatë ditës së sotme Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar një numër i madh i anëtarëve të nëndegës së PDK-së në fshatin Bakshi në Komunën e Kastriotit.
Nga 25 qytetarë të cilët kanë nënshkruar aderimin në partinë e Kurtit, shumica kanë qenë anëtarë të PDK’së./Gazeta Blic














