Reagon PDK: NISMA po manipulon opinionin publik

Partia Demokratike e Kosovës i ka demantuar pretendimet e Nismës për presionet, sipas tyre, të simpatizantëve të PDK-së në rrugën Sankoc-Fushticë.
Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, i ka demantuar pretendimet e Nismës, duke thënë se kjo është vetëm manipulim i opinionit nga ana e Nismës dhe asgjë më shumë.
Berisha për Telegrafin ka thënë, se Nisma e ka Sankocin si halë në sy dhe tashmë vetëm ka filluar të ndërtojë alibi për ta prishur mbarëvajtjen e këtij procesi, meqë fshati ka shumë aktivistë të PDK-së.

Lexo edheNga 2755 votues sa ka Arllati, deri tani votuan vetëm 214 votues
“Ajo rrugë të dërgon për në Lipjan dhe ata persona, siç shihet, vetëm janë ndalur për të folur me njëri-tjetrin”, ka thënë Berisha.
Sipas Berishës, këto janë përpjekje vetëm për ta manipuluar opinionin publik, gjë të cilën Nisma gjithmonë është munduar ta bëjë.














