BallinaShqiptareReagon ministria shqiptare: Kjo është gjendja e gruas së kthyer nga Kina

Reagon ministria shqiptare: Kjo është gjendja e gruas së kthyer nga Kina

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një shqiptare e kthyer nga Kina është shtruar në spital, pas dyshimeve për koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar me anë të një sqarimi në lidhje me një rast të dyshuar të koronavirusit në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus”, njofton ministria.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mësuese anglishteje që ka pas punuar në Kinë dhe është kthyer në Shqipëri para disa ditësh.

Ajo fillimisht nuk ka shfaqur asnjë shenjë gripi, teksa në momentin që ka pasur dyshime i është drejtuar spitalit, ku edhe ka rezultuar grip sezonal, sipas ministrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz