Reagon ministria shqiptare: Kjo është gjendja e gruas së kthyer nga Kina
BILLI

Lexo edheKur do të shpëtojmë nga dridhjet? Ja sa do të zgjasë periudha postërmetore

“Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus”, njofton ministria.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mësuese anglishteje që ka pas punuar në Kinë dhe është kthyer në Shqipëri para disa ditësh.
Ajo fillimisht nuk ka shfaqur asnjë shenjë gripi, teksa në momentin që ka pasur dyshime i është drejtuar spitalit, ku edhe ka rezultuar grip sezonal, sipas ministrisë.

Lexo edheKur do të shpëtojmë nga dridhjet? Ja sa do të zgjasë periudha postërmetore