Tërmeti me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter që u regjistrua rreth orës 21:15 të mbrëmjes së të martës, 28 janar, riktheu edhe njëherë frikën te qytetarët.

Por sizmiologu, Rexhep Koçi, për Ora News thotë se thotë se nuk ka asgjë për panik pasi vendi është akoma nën efektin e periudhës postermetore nga tërmeti i 26 nëntorit.

Koçi: Vendi jonë është akoma nën efektin e periudhës postermetore e tërmetit të 26 nëntorit. Magnituda ishte e një trendi më të rritur. Gjithësej 15 paslëkundje, 9 të regjistruara.

Një tjetër shqetësim i qytetarëve janë edhe të dhënat e ndryshme që ofrohen për madhësinë e tërmetit. Në rastin e fundit nga IGJEUM flitet për tërmet 4.9, ndërsa nga EMSC thuhet se ka qenë 5.