Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare për Kryetarë të Komunave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor 2017.
Në Drenas është fitues kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me 14,074 vota apo 59.04%, raporton Drenicapress.info.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka falenderuar qytetarët e Komunës së Drenasit, anëtarë e simpatizantë të PDK-së, të cilët me votën e tyre rikonfirmuan fitoren e platformës tonë zgjedhore, fitoren e Forcës së Ndryshimit!
Lexojeni falenderimin e plotë të Ramiz Lladrovcit:
Falënderoj qytetarët e Komunës së Drenasit, anëtarë e simpatizantë të PDK-së, të cilët me votën e tyre rikonfirmuan fitoren e platformës tonë zgjedhore, fitoren e Forcës së Ndryshimit!
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, vëzhguesit dhe komisionerët në të gjitha vendvotimet që me përkushtim rikonfirmuan procesin e qetë e demokratik zgjedhor.
Falënderoj edhe kundërkandidatët e partive opozitare, duke i ftuar për bashkëpunim në asamble, për prosperitetin e komunës tonë, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ne nuk do të ndalemi të zbatojmë ligjin dhe të gjitha projektet e premtuara dhe pa asnjë vonesë realizimin e projekteve në vijim të komunës tonë. Ne jemi Forca e Ndryshimit!
Faleminderit!


