back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeReagon Lëvizja VetëVendosje: Mesazhet e publikuara janë të montuara

Reagon Lëvizja VetëVendosje: Mesazhet e publikuara janë të montuara

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për disa mesazhe që po qarkullojnë në media.

Ky është reagimi i VV-së:

Para pak çastesh, në portalin “Kosova Post” është publikuar një foto që pretendon se janë bisedat private të Nënkryetarit e deputetit Dardan Sejdiu dhe deputetëve Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston. Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme. Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz