Reagon Bekim Jashari, tregon se nga cili fshat janë të prekurit me koronavirus
BILLI

Lexo edheKy është kompleksi banesor në Prishtinë, që policia do ta ketë nën kontroll gjatë 24 orëve

Jashari ka thënë se dy të prekurit me koronavirus janë nga fshati Burojë e Skendrajt.
Ai u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë sepse vetëm kështu mund ta ruajn shëndetin e tyre.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.
Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!
Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!

Lexo edheKy është kompleksi banesor në Prishtinë, që policia do ta ketë nën kontroll gjatë 24 orëve