back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeReagon aktivisti Voca për zgjedhjet në PDK, i quan hajna

Reagon aktivisti Voca për zgjedhjet në PDK, i quan hajna

Të ngjajshme

- Advertisement -

Aktivisti i shoqërisë civile, Bujar Voca, ka reaguar për zgjedhjet e sotme në degën e PDK-së në Mitrovicë.

Ai ka hedhur akuza të ashpra, duke thënë se e kauara e kandidatëve Eset Ujkani dhe Bedri Hamza, është inkriminuese.

- Advertisement -

Voca, që më herët kishte qenë pjesë e VV-së dhe PDK-së, thekson se kjo e fundit nuk duhet të përfaqësohet nga njerëz të korruptuar.

Lexoni reagimin e plotë të tij:

Dekada e re, hajnat e vjetër

Delegatët dhe anëtarësia e PDK-së janë para zgjedhjeve për kryetar të degës së PDK-së në Mitrovicë, në garë janë Bedri Hamza ose Eset Ujkani, dy nga figurat më të vjetra të kësaj partie dhe dy nga njerëzit që përfaqësojnë të kaluarën e PDK-së, dy njerëz të dekadës së kaluar, të dekadës së korrupsionit, janë dy nga figurat të cilat pritet të drejtojnë PDK-në në vitet e ardhshme.

Me këta po fillon epoka e fundit të PDK-së, ciklit të një partie që po i vjen fundi me shpejtësi të dritës, me Kadri Veselin në krye të saj. Zgjedhja e njërit prej dy figurave më të diskredituara në krye të PDK-së në Mitrovicë nuk i bënë nder as anëtarësisë së PDK-së e as qytetit te Mitrovicës.

Njëri nga kandidatët, Eset Ujkani i cili ka qenë udhëheqës i SHIK-ut në Mitrovicë, është një prej figurave më të urryera në Mitrovicë, i cili të kaluarën e tij e ka sa enigmatike aq edhe inkriminuese, sikurse shefi i tij, Kadri Veseli. Ajo për çka njihet e mbahet mend mirë Eset Ujkani është periudha sa ka qenë drejtor i sigurimit në ndërmarrjen Trepça. Gjatë asaj periudhe Eset Ujkani bashkë me një pjesë të punonjësve të sigurimit dyshohen se kanë vjedhur dhe shitur për skrap pjesën më të madhe të pajisjeve, akumulatorëve dhe metaleve që kanë qenë në fabrikat e Trepçës në vlerë disa miliona euro, e të cilat kanë pasur përgjegjësi dhe detyrë që ti ruajn. Pas këtyre skandaleve, vjedhjeve, keqpërdorimeve disa vjeçare dhe humbjes së pasurisë së Trepçës, Eset Ujkani shkarkohet nga detyra e drejtorit të sigurimit nga ish-drejtori i ndërmarrjes Trepça, dhe njëherit ish kryetari i degës së PDK-së, Ahmet Tmava.

Tjetri, Bedri Hamza gjithashtu një figurë e vjetër e PDK-së në Mitrovicë. Por, cili është Bedriu i vërtetë, në pamje të parë një person me syze që të krijon përshtypjen e një intelektuali. Deri në vitin 2007 koha kur PDK-ja erdhi në pushtet Bedri Hamza ka punuar si kontabilist për të sigururuar mirëqenien për familjen e tij, si dhe ka jetuar me qira sepse nuk kishte as banesë, as shtëpi, dhe asgjë tjetër. Mirëpo, gjërat ndryshuan përnjëherë me të arritur majat e pushtetit. Bedri Hamza, brenda natës bëhet pronar i pasurive marramendëse, duke u bërë pronar i disa banesave, veturave të shtrenjta, jetës luksoze për familjen e tij, punësoi të gjithë familjen dhe farefisin në insitucione shtetërore e ndërmarrje publike. Në qytetin tonë Bedri Hamzën e njohim si një qytetar të varfër i cili posa u bë minister u shndërrua në politikan shumë të pasur. Por, ne e njohim, te gjithë hajnat i dim e i njohim, ani pse sot s`ka drejtësi e shtet ligjor.

Anëtarësia e PDK-së por edhe qytetarët e Mitrovicës nuk duhet të përfaqësohen prej njerëzve të korruptuar. Dekada e re nuk mund të bëhet me hajnat e vjetër. E ardhmja jonë duhet të ndërtohet nga një gjeneratë e re politike e cila beson në vlera, ndershmëri dhe atdhedashuri. Por, jo, asesi nga njerëz të korruptuar, pa dinjitet e pa integritet.

Fotografia e Jepi zë 02

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz