Misetiq publikon fjalën e mbrojtjes së Thaçit: Prokuroria kërkon dënimin e tij për biseda që nuk patën asnjë ndikim real
dp

Lexo edheArrestohen tre persona të dyshuar për dy raste te vjedhjes së rëndë në ‘’Trepçë’’

Menegon kërkoi që ndaj Thaçit të merret aktgjykim lirues, duke argumentuar se Prokuroria nuk ka dëshmuar se ai ka ndërhyrë te dëshmitarët.
Misetiq, duke iu referuar qëndrimit të mbrojtjes, tha se çështja ndaj Thaçit lidhet me biseda të zhvilluara në njësinë e paraburgimit dhe se nuk ka pasur ndikim real.
“Ky rast në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për një bisedë në njësinë e paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje faktike te dëshmitarët”, ka shkruar Misetic.

Lexo edheArrestohen tre persona të dyshuar për dy raste te vjedhjes së rëndë në ‘’Trepçë’’
Ai theksoi gjithashtu se, sipas mbrojtjes, në këtë rast nuk ka viktimë.
“Nuk ka asnjë viktimë në këtë rast. Prokuroria kërkon që zoti Thaçi të dërgohet në burg për gjashtë vjet për biseda brenda një njësie paraburgimi që rezultuan në zero ndikim në botën reale”, thuhet në reagimin e tij.