Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste te vjedhjes së rëndë në ‘’Trepçë’’
dp

Lexo edhe“Kosova po pret” – Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshit

Gjatë ditës së sotme hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas një pune hetimore të zhvilluar dhe sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale-Vjedhje e rëndë.
Si pjesë e hetimeve policor janë realizuar edhe bastisje në disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuarit, ndërsa në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një automjet me rimorkio dhe dëshmi të tjera relevante.
Nga hetimet e zhvilluara dhe provat e siguruara dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë të ndodhura disa muaj më parë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.

Lexo edhe“Kosova po pret” – Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshit
Tre të dyshuarve, pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa ndalim për 48 orë./Indeksonline/