Organizohet transport falas nga disa qytete për “Marshin për Liri” në Prishtinë
dp

Lexo edheKroacia asgjëson 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve

Organizatorët kanë bërë të ditur se autobusët do të nisen nga disa komuna të Kosovës, ndërsa për secilën prej tyre janë përcaktuar oraret dhe pikat e nisjes.
Marshi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe do të nisë në orën14:00.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit së bashku me familjarë, miq dhe bashkëqytetarë.
“Kosova po pret. Më dymbëdhjetë shtator, të gjithë në Prishtinë. Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në”, thuhet në njoftim.

Lexo edheKroacia asgjëson 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve
“Marshi për Liri” organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
