back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaSportReagon Ajaxi, i quan skandaloze hedhjet e fishekzjarrëve nga tifozët e vet:...

Reagon Ajaxi, i quan skandaloze hedhjet e fishekzjarrëve nga tifozët e vet: Rrezikuan lojtarët…!

Të ngjajshme

Ndeshja mes Ajaxit dhe Groningenit është shtyrë për një datë të pacaktuar. Kjo pasi, tifozët nuk e lejuan zhvillimin e këtij takimi duke hedhur fishekzjarre në fushë.

Faqja zyrtare e Ajaxit ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar falje dhe këto gjeste i quan si skandaloze, përkundër se janë bërë nga tifozët e vet, shkruan Indeksonline

“Ajaxi e konsideron si skandaloze atë që ndodhi në stadium sonte. Ne i kërkojmë falje kujtdo që është dëmtuar nga kjo. Siguria e tifozëve dhe lojtarëve është vënë në rrezik.

“Kjo është e papranueshme. Ne distancohemi në mënyrë të qartë nga kjo sjellje e pahijshme. Fishekzjarrët nuk i përkasin stadiumit”, shkruhet në reagimin e klubit

Image

Kujtojmë që kjo protestë e tifozëve ultras të Ajaxit vjen pasi ditë më parë një tifoz i tyre ndërroi jetë.

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz