BallinaLajmeRasti në Malisheve: Për martesën e fëmijëve prindërit mund të denohen deri...

Rasti në Malisheve: Për martesën e fëmijëve prindërit mund të denohen deri në 20 vjet burg

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Avokatja Donika Dobruna tregon për masat ligjore që mund të merren ndaj prindërve qe lejojnë martesat në moshë të mitur, njofton lajmi.net

Ajo thotë se është tmerruar me rastin e martesës ndërmjet 13 vjeçarës dhe 14 vjeçarit në Malishevë.

Avokatja Dobruna tregon se sipas Kodit Penal të Kosovës, prindërit që lejojnë apo shtynë personat e mitur në martesë mund të dënohen ndërmjet 5 deri në 20 vjet burg.

“Përderisa në botë luftohet dukuria e martesave të hershme të vajzave, në Kosovë ajo pranohet si diçka normale dhe nxitet madje. Sa për info, sipas nenit 247 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës 14 dhe 16 vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me dënim me burgim nga 5 deri në 20 vjet. Kur kjo vepër penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet, kryesi dënohet më së paku 15 vjet burgim”, thotë Dobruna./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz