Rasti ‘Dehari’, kërkohen shkarkime nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë
Për t’u hapur rrugë hetimeve të pavarura në lidhje me vdekjen e aktivistit të lëvizjes “Vetëvendosje”, policia metropolitane “Scotland Yard” kërkon shkarkime dhe dorëheqje nga krerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë
Ndonëse një ekip i pavarur ka monitoruar obduksionin e Astrit Deharit, raporti që është hartuar në lidhje me vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta.
Mjeku shqiptar në Berlin, Milot Rama, është shprehur se është i trishtuar me raportin e autopsisë për Astrit Deharin, aktivistin e “Vetëvendosjes” që vdiq në Burgun e Prizrenit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Lexo edheI kthyen nga Gjermania, rrezikojnë të kalojnë dimrin në tendë (Video)
“Unë si mjek me përvojë katër vjeçare në mjekësi intensive, në njërën nga klinikat më prestigjioze kardiologjike dhe pulmologjike gjermane jam më shumë se i trishtuar me raportin e autopsisë”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se shumë shpesh edhe anestezistët dhe mjekët e reparteve intensive me metoda shumë të sofistikuara kanë vështirësi të fusin tubusin me gjerësi maksimale 2 centimetra në rrugët e frymëmarrjes. “Prandaj tani përdorim gjithnjë e më shumë videolaringoskop, ku rrugët e frymëmarrjes i vëzhgojmë në kamerë për intubim më të shpejtë”, ka thënë ai.














