back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRasim Kiqina dhe Ragip Halilaj nderohen në 19 vjetorin e rënies

Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj nderohen në 19 vjetorin e rënies

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Në një akademi përkujtimore me rastin e 19 vjetorit të rënies janë kujtuar dëshmorët Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se 19 vite më herët kanë  kaluar sfida bukur të rënda gjitha ato ditë në përballje me forcat e armikut.

Zona Operative e Drenicës ka qenë më rezistentja duke bërë një luftë që ka qenë shumë frontale duke marrë shumë djem dhe vajza.

Veseli ka kujtuar edhe momentin e rënies se Ragipit dhe të Rasimit duke thënë se ishte një humbje e madhe. Por, ai tha se ajo sakrificë e tyre është kurorëzuar me lirinë e Kosovës.

Veseli është shprehur se UÇK dhe trimat të prirë në komandanti legjendar Adem Jashari e të tjerët arritën të mposhtnin armikun më të madh.

Sot Kosova është një shtet që është stabil dhe që ec në rrugën e saj euroatlantike. Duhet të kemi më shumë besim tek shteti i Kosovës, në mënyrë që ky komb të ec përpara. Kjo do të jetë rruga jonë. Familjarëve duhet të jenë krenar me bijtë që i kanë pasur se ata kanë qenë shumë trima. Unë kam pasur nderin të jem krah tyre në luftën për lirinë e Kosovës”, tha Veseli.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është shumë me rëndësi tradita e nderimit për të rënët për lirinë.

Ndoshta tash nuk është freskia e dhimbjes së humbjes, por që të mos na kthehet dhimbja duhet t’i nderojmë. Sot ne vërtetë po bëjmë një punë të mirë duke i nderuar dy luftëtarë”, tha Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se Zona Operative e Drenicës është zona që ka qenë epiqendra e luftës për liri.

I ka ra barrë e madhe, por i ka ra edhe me mbajt flamurin. Ne sot në kohën e lirisë jemi të vetëdijshëm për rrugën tonë deri këtu, jemi të vetëdijshëm se këtë rrugëtim duhet ta kurorëzojmë me shtetin e plotë të Kosovës. Nuk e tradhtojmë idealin tonë të lirë duke e forcuar shtetin tonë. Në fakt e forcojmë shqiptarinë kudo që është. Ne i gëzohemi sukseseve të Shqipërisë, në të njëjtën kohë e gëzojmë Shqipërinë me arritjet tona”, tha kryeministri.

Haradinaj në shenjë mirënjohje për familjen Kiqina dhe Halilaj ka ndarë flamuj të shtetit shqiptar.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz