Deputeti nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje – si parti e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – propozon për kryetar të Kuvendit, Fatmir Limajn, do të votonte atë.
Ai tha se s’ka asnjë informacion mbi takimin e javës së kaluar ndërmjet liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
“Nëse [Limaj] propozohet nga subjekti fitues – Lëvizja Vetëvendosje, po [e votoj]”, tha ai.