back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRaportohet se dy të vrarët në Gjilan janë babë e bir –...

Raportohet se dy të vrarët në Gjilan janë babë e bir – rasti lidhet me fajde, ky është i dyshuari në arrati

Të ngjajshme

Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur kanë mbetur sot në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.

IndeksOnline raporton se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është Mefail Shkodra.

Konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.

- Advertisement -

Të Fundit