Ramush Haradinaj: U detyrova të paguaj taksën në Rrugën e Kombit
BILLI

Lexo edheAktorja që muaj më parë u tall me mundin e luftëtarëve të Kosovës, tani paditet nga Top Channel

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është detyruar të paguajë taksën në Rrugën e Kombit kur ka udhëtuar për në Republikën e Shqipërisë.
“Kufirin e parë e kalojmë me konvoj. Kur vijmë tek vendi ku duhet të kryhet pagesa, është dashur të paguajmë edhe ne”, tha Haradinaj.
“Ju siguroj. Kur polici kufitar shqiptar doli dhe më pa u skuq në fytyrë prej turpit. I thashë “Mos u brengos, se edhe unë paguaj’”, ka treguar Haradinaj.

Lexo edheAktorja që muaj më parë u tall me mundin e luftëtarëve të Kosovës, tani paditet nga Top Channel
“Nuk më ka ndalë as maqedoni apo bullgari, por në Shqipëri u ndala. Aso pritje nuk kisha pritur as në Korenë Veriore. Shpresoj që edhe Edi Rama paguan atë taksë. Sa herë kam shkuar kam paguar taksën rrugore.”
“Po edhe ai shkon shumë shpejt. Shqipëria dhe shqiptarët mbesin. Fatmirësisht sot nuk mbetet asgjë pa u ditë. Njerëzit në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan etj… e dinë se çfarë po ndodhë”