back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeRamush Haradinaj: Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet një Qeveri nga partitë...

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet një Qeveri nga partitë e mëhershme

Të ngjajshme

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për...

Aktorja zbulon arsyen, pse u largua nga ekrani?

Gwyneth Paltrow po kthehet në Hollywood me filmin Marty Supreme,...

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet një Qeveri nga partitë e mëhershme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe...

Hamza: Kosova funksionon vetëm me bashkim dhe një qeveri të përgjegjshme – “Bashkë. Përpara.”

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në “Politiko”, tregoi pozicionet e partisë së tij apo misionin vendimtar rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.

Haradinaj tha se vendit tonë i duhet një ndryshim për të përmirësuar mirëqenien e popullit dhe sigurinë e tyre. Ai tha se një pjesë e madhe e njerëzve po besojnë se Aleanca e tij, mund t’i bëjë këto ndryshime në vendin tonë.

“Krejt në Kosovë janë të interesum me pa një kthim te situatat reale jo me jetu margjina ose imagjinatë që nuk është reale. Gjendja në Kosovë nuk është e mirë. Nuk i ke mirë as personelin mjekësor, as ata në arsime arsim të lartë, kudo. Nuk është dikush që e ka gjendjen shumë mirë në vend, nuk po dojmë veç me vajtu, jemi optimist, por situata është kejt tjetër. Ky seriozitet i situatës ka mrri deri diku me na identifiku edhe ne që dikush që e ndihmon daljen nga gjendja që ka mbet Kosova, një pjesë e madhe e njerëzve që nuk janë veç Aleancë, se aleancë po se po, po një pjesë e madhe që kanë ardhë në listë po besojnë se ne mund ta ndihmojmë gjendjen e Kosovës, në mirëqenie, në siguri dhe me rujt veten se kush jem, identitetin tonë”, shtoi tutje Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz