BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci: Sot, këtë gëzim të Drenicës e ndava me Daut Haradinaj

Ramiz Lladrovci: Sot, këtë gëzim të Drenicës e ndava me Daut Haradinaj

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndërtimin e stadiumit Kombëtar në Drenas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka treguar se këtë gëzim të Drenicës e ka festuar me Daut Haradinajn, transmeton drenicapress.info

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Vendimi i sotëm i Qeverisë për stadiumin, është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën. Stadiumi nacional i paralajmëruar nga Z. Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.

Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës.

Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional! /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz