Ramiz Lladrovci kërkon falje!
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar falje.
Lladrovci, kërkon falje ndaj asamblistëve për hyrjen pa paralajmërim në seancën e Kuvendit të Komunës me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç, deri sa ishte duke u zhvilluar seanca e rregullt e mbledhjes së Kuvendit Komunal, transmeton Magazina.al
Më 30 Janar 2018, në vizitë zyrtare, kryetari Lladrovci ka pritur në zyre, ambasadoren turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ku këtë ditë ishte duke u mbajtur edhe seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Pas takimit zyrtar, sipas protokollit, kryetari Lladrovci ka shoqëruar ambasadoren në dalje.
Lexo edheDy vëllezërit nga Drenica ndihmojnë me 4000 euro vogëlushin kosovar që gjendet në gjendje kome, SHPERNDAJENI që ta ndijmojnë edhe të tjerët (Foto+Video)
“Hyrja në mbledhje ishte e paplanifikuar më parë, por kishte për qëllim shprehje respekti ndaj legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës dhe Ambasadores e assesi pengim të punës së Asamblesë” thuhet në një komunikatë të Komunës së Drenasit.














