back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci e kishte Adem Jasharin bajraktar në dasmë, tregon çfarë kishte...

Ramiz Lladrovci e kishte Adem Jasharin bajraktar në dasmë, tregon çfarë kishte bërë ai (Video)

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ramiz Lladrovci në dasmën e tij e kishte bajraktar Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, të cilin e nderon i madh e i vogël.

Lladrovci, në emisionin “Show Room me Gentën” në RTV Dukagjini, ka kujtuar ditën kur u martua.

Ai kujtoi se atë ditë përveç festëse e gëzimit se po merrnin nuse, krushqit në krye me komandantin Adem Jashari, kanë marrë parasysh edhe vdekjen.

E pse ishte menduar më e keqja, Lladrovci ka treguar të gjithën në detaje.

“Unë jam martuar më 2 shtator 1990. Më 3 shtator ka qenë greva e përgjithshme e punëtorëve në Kosovë, ngjarje shumë e rëndësishme. Në atë kohë policia serbe çdo dasmë që e barte flamurin kombëtar e ndalonte, ua merrte flamurin, i përdhunonte dasmorët, i shtinte me shkel flamurin. Në dasmën time ka qenë Adem Jashari, Jakup Nura, Haredin Hyseni e shumë shokë, të cilët kanë ardhur jo vetëm me qenë në dasmë me ne, por me vdekë për flamurin. Ata kanë qenë në dasmën time të armatosur me armatimet më të rënda që i kanë pasur, me automatikë”.

“Në rrugën kryesore, unë i kam miqtë nga Polluzha e Drenasit dhe nga rruga kryesore në familjen e nuses time i ka 500 – 600 metra larg. Dhe kur kanë shku [krushqit] kanë qenë kompanjollat e policisë në atë udhëkryq. Kur e kanë marrë nusen kanë shti me automatik dhe mund të them që policia jo që s’ka guxua me nejt aty, por ka ik me vrap. Nja tre muaj ne kemi bërë roje si lagje se kur po na sulmojnë policia serbe. Kjo nuk ka ndodhë, ka ndodh më vonë”, u shpreh Lladrovci. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz