back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasImami nga Drenasi e quan Tërnaven ‘Tito i Kosovës’!

Imami nga Drenasi e quan Tërnaven ‘Tito i Kosovës’!

Të ngjajshme

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

Imami nga Drenasi, Osman Musliu po vazhdon që ta kundërshtojë rikandidimin e Myftiut, Naim Tërnava për herë të katërt me radhë për në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Ai ka treguar se sot nga shumë medie ka pasur disa pyetje lidhur me zgjedhjet në BIK.

Për këtë, imami thotë se zgjedhjet në BIK janë ato të parat në ish-jugosllavi. Madje, ai përmend një thënie të cilën e kishte mësuar nga babai i tij i ndjerë në gjuhën serbe.

“Dali ste za Krala ili za Tito?- që në shqip do të thotë “A jeni për Kralin apo për Titon”?!, tregon tutje imami, shkruan Indeksonline.

Ai shton duke treguar se në kuptim del të shtrohet pyetja se si do që të votonte populli votat shkonin për Titon, duke aloduar kështu në Myftiun,  Naim Tërnava.

“Naim Ternava është ‘Tito i Kosovës’, prandaj nuk e kam ndërmend të merrem me zgjedhjet e Titos së vogël.  Ju qoftë për hajr atyre qe e sollën Ternaven ne fillim edhe e shndërruan në Tito apo Kral te BIK-ut vetëm ju kisha porositur qe pas vdekjes ta ballsamosin si Stalinin që e kanë dashuruar shumë dhe te i’a këndojke atë këngën; “druzhe Tito mi te se kunemo…përkthimi: “Shoku Tito ne të betohemi rrugës tënde nuk do të largohemi… Kaq për zgjedhjet e “Titos”, ka thënë imami Musliu.

Ndryshe, Sindikata e BIK-ut ka reaguar sot lidhur me zgjedhjet e Kryesisë së këtij institucione. Sipas tyre, është mbi bazën e shkeljes së kushtetutës- statutit të brendshëm të cilën e kishte ndryshuar padrejtësisht pas mandatit të dytë të tij në vitin 2013, duke organizuar edhe puç ndaj kryetarit të Kuvendit.

“Ashtu siç të ashtuquajturat zgjedhje BIK-së të vitit 2013 Sinidikata i kishte shpallur jolegjitime, edhe këtë herë këto të quajtura zgjedhje për mandatin 2018-2023 i shpall jo legjitime dhe jo transparente sepse edhe tani këtë herë ato po zhvillohen mbi aktin e shkeljes e statutit- kushtetutes së BIK-së si dhe mbi kriteret e vjetra të trashëguara nga sistemi monist.

Prandaj si organizim sindikal apelojmë tek besimtarët tanë , imamët , e ne veçanti tek antarët e këshillave në nivele lokale, si dhe tek kryetarët e këshillave të BIK-së , që të përkrahin iniciativën e reformave administrativo juridike në institucionin tonë”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Sindikatës së BIK-ut./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz