back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeRamiz Kelmendi pritet të emërohet zëvendëskryeministër?

Ramiz Kelmendi pritet të emërohet zëvendëskryeministër?

Të ngjajshme

Fushata zgjedhore pengon miratimin e buxheteve, AKK kërkon shtyrje të afatit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i...

Rihanna shkëlqen në fotot e fundit në perëndim të diellit

Superylli i muzikës dhe ikonë e modës, Rihanna, ka...

Yamal tregon aftësitë edhe në basketboll, është i mirë ashtu si në futboll

Lamine Yamal është një nga senzacionet më të mira...

Lëshimi i postit të zëvendëskryeministrit nga Kujtim Shala (LDK), dukët që ka riaktualizuar dëshirën e biznesmenit Ramiz Kelmendi që të marrë postin për të cilin kishte dhënë dorëheqje pas 15 vjet qëndrimi në AAK dhe pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës, nga e cila doli pas dy viteve si rezultat i mos realizimit të premtimit të këtij posti nga ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Deputeti tani i pavarur dhe biznesmeni (pronar i rrjetit ELKOS dhe supermarketeve ETC në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi), Ramiz Kelmendi, në një prononcim për KosovaPress tha se po flitet që ai të bëhet zëvendëskryeministër, por që ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete.

Ai ka shtuar se nëse do ta merrte, do ta pranonte me shumë dëshirë, pasi që nga posti i zëvendëskryeministrit do ta realizonte edhe synimin e tij që të ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur telefonatave. Kurse, burime të KosovaPressit brenda Partisë Demokratike të Kosovës pranojnë ketë emërim që, sipas tyre, pritët të bëhet në kuadër të ndryshimeve brenda Qeverisë aktuale, duke shtuar se nëse Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër ai do të rikthehet në këtë parti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz