Luftëtari i njohur i UFC-së, Khabib Nurmagomedov asnjëherë nuk e ka fshehur devotshmërinë e tij për fenë muslimane.
Rusi fitoi famë të madhe pasi mposhti Conor McGregorin në meçin e shumë përfolur, derisa tani ai ka potencuar se nuk lufton gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai ka thënë se Ramazani është gjithçka për të.
“Ramazani është në një nivel tjetër. Kjo do të thotë gjithçka për mua. Nuk mund të luftoj në muajin e Ramazanit”, ka deklaruar Nurmagomedov. /Periskopi.com/
- Advertisement -