back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeRamadani: Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër...

Ramadani: Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës

Të ngjajshme

Burim Ramadani ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e punimit ku akuzon rëndë UÇK-në bashkë me Dimal Bashën, tash kryeparlamentar i Kosovës.

Ish kryeinspektori i AKI-së, Ramadani tha se, pyetja është si e njeh Basha atë dhe shkruan punime me të.

Ai ka treguar se preokupimi i Arsovskes është “krimi i organizuar shqiptar”, madje ajo thotë Ramadani edhe “kulturën shqiptare e sheh me elemente bazike të krimit të organizuar”.

Për Ramadanin, Arsovsken i plotëson kushtet që nga Kosova dhe Shqipëria të shpallet person non grata.

“Punimi i Dimalit, për mua pyetja është pse Dimal Basha si student apo kryetar Kuvendi e njeh Jana Arsovsken? Kush është Jana Arsovska, është një maqedonase që herë jeton në Belgjikë herë në SHBA, e cila prokupimin e vetëm jetësor akademik të hibrides i ka shqiptarët, UÇK-së, krimin e organizuar shqiptar kudo, madje ajo thotë se kultura shqiptare është pjesë elementeve bazike të krimit të organizuar shqiptar. Pra, ajo e shpjegon Ballkanin përmes krimit të organizuar shqiptar sipas saj”, ka thënë ai në T7.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz