7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, ka ndarë detaje nga takimi i sotëm që partia pati me veteranët dhe shoqatat e dala nga lufta çlirimtare.
Sipas Ramës, luftëtarët u mblodhën për t’i dhënë mbështetje kandidaturës së Bedri Hamzës, transmeton IndeksOnline.
“Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë” shkroi Rama.
Ky është postimi i tij:
Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës.
Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë.
Shokët e luftës i falenderova për përkrahjen e palëkundur!