HomeSportBegolli zbulon sekretin e suksesit me Feronikelin ’74

Begolli zbulon sekretin e suksesit me Feronikelin ’74

Të ngjajshme

“Hamleti” në lëvizje: tragjedia e rishkruar në vallëzim

A mund të ruajë forcën tragjike Hamleti pa fjalët...

Sorensen nga Praga: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...

Fund i një epoke për ekipin e femrave të Barçës, largohet Putellas pas 14 vitesh

Ekipi i femrave të Barcelonës mori lajmin më shokues...

Perez publikon videon e kandidaturës së tij për president të Realit

Real Madridi po përballet me zgjedhje presidenciale 3 vjet...

Pas një sezoni fantastik në Ligën e Parë, skuadra e Feronikelit ’74 në krye me trajnerin Granit Begolli, arritën të inkuadrohen në Superligëe Kosovës, duke u renditur në vendin e dytë.

Kjo ishte hera e dytë që Granit Begolli e arrin këtë sukses me skuadrën nga Drenasi, pasi në seoznin 2022/23 fitoi titullin e Ligës së Parë.

Ai në një intervistë për IndeksOnline, ka treguar se si e ka përjetuar këtë sukses për herë të dytë me skuadrën e njëjtë në dy rrethana të ndryshme.

‘’Rikthimin në Superligë me Feronikelin e përjetuam jashtëzakonisht mirë, sepse që nga fillimi ky ka qenë objektivi i klubit. Pavarësisht se nuk e kam marrë klubin në gjendjen më të mirë të mundshme, pasi jam bashkuar pas një periudhe disamujore, kjo ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Për një kohë të shkurtër është dashur ta bind skuadrën se kemi kualitetin e duhur për t’i arritur qëllimet. Sigurisht, është një sukses i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që kanë punuar në klub, por më së shumti për futbollistët, të cilët kanë treguar karakter të madh që klubi të rikthehet në Superligë. Është një sukses i jashtëzakonshëm, por me atë që kemi treguar gjatë gjithë sezonit, mendoj se e kemi merituar. Kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, por ia ka vlejtur, sepse kur arrihet një sukses i tillë në një konkurrencë kaq të fortë, sigurisht që kënaqësia është shumë e madhe.’’, ka deklaruar Begolli për IndeksOnline.

Graniti po ashtu ka bërë edhe krahasimet mes dy sezoneve, atë të vitit 2022/23 dhe të këtij sezoni, duke thënë se herën e parë ishte më e lehtë pasi detyrën e morri nga fillimi i sezonit dhe e ndërtoi vet skuadrën, derisa këtë vit detyren e morri në gjysmë të sezonit.

‘’Krahasimet janë të mëdha, pasi në atë kohë skuadrën e Feronikelit e kam marrë që nga fillimi i sezonit. Ndërtimin e skuadrës dhe përgatitjet i kemi bërë bashkë që nga dita e parë. Pavarësisht se edhe atëherë kemi pasur problematikat tona, ka qenë pak më e lehtë, pasi gjithçka është ndërtuar sipas idesë se si e shoh unë skuadrën. Ndërsa këtë vit kishte vështirësitë e veta, pasi kur e merr skuadrën në gjysmë të rrugës është shumë më e vështirë. Ndryshimi më i madh këtë vit është fakti se të dyja grupet kanë qenë bashkë dhe konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Kemi luftuar gjashtë skuadra deri në xhiron e fundit për inkuadrim në Superligë. Mendoj se diferencën e ka bërë fakti që nuk e kemi humbur asnjë ndeshje derbi. Kemi fituar ndaj Vëllaznimit, Ramiz Sadikut dhe Dinamos, ndërsa kemi barazuar me Lirinë, Trepçën ’89 dhe Vushtrrinë. Në 22 ndeshje sa kam qenë trajner, kemi pësuar vetëm një humbje.’’, tha Begolli për IndeksOnline.

Ai po ashtu foli për sezonin e ardhshëm, për ndryshimet që mund të ndodhin në klub dhe objektivat e Feronikelit në Superligë.

‘’Sa i përket ndryshimeve, pritet të takohem me drejtuesit e klubit dhe të vendosim se çfarë mund të afrojmë aty ku kemi pasur mangësi. Uroj të mos ketë shumë ndryshime, sepse dëshira ime është ta mbajmë boshtin e skuadrës, ata që kanë mbajtur barrën kryesore. Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet pas takimit me drejtuesit e klubit.’’

‘’Objektivi i Feronikelit padyshim që është të stabilizohemi sa më shpejt dhe të ndërtojmë një ekip konkurrues. Vitin e parë sigurisht që nuk do të pretendojmë shumë; qëllimi kryesor është të mos rrezikohemi. Por e gjithë kjo do të varet nga ajo çfarë do të ofrojmë dhe çfarë skuadre do të arrijmë të ndërtojmë gjatë kësaj periudhe. Uroj më të mirën për klubin, por nuk do të jetë e lehtë, pasi kemi shumë punë për të bërë. Në Superligë kërkohet një organizim tjetër, sepse e dimë mirë që niveli është shumë më i lartë se në Ligën e Parë. Na pret një angazhim shumë më i madh nga të gjithë në klub. Kam shumë besim, sepse në radhët e klubit është një ish-futbollist, tashmë drejtor i klubit, Lapidar Lladrovci, një djalë që e njeh mentalitetin dhe futbollin, dhe kjo do të na ndihmojë shumë që të ndërtojmë një ekip të fortë dhe konkurrues.’’, ka thënë Granit Begolli për IndeksOnline.

Intervistë e realizuar nga gazetari, Gjelbrim Shabani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz