BallinaSportRama njofton se kur Kombëtarja mbërrin në atdhe: I presim si heronj

Rama njofton se kur Kombëtarja mbërrin në atdhe: I presim si heronj

Të ngjajshme

Dita e Punëtorëve: Nesër protestohet në Prishtinë

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar...

Skuadra me më së shumti gjasa për t’u shpallur kampion në UEFA Champions League sipas “Opta-s”

Këtë javë kanë përfunduar dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës...

Aktorja trondit me deklaratën në gjyq: Humba ndjenjat gjatë aktit

Ish-aktorja Jessica Mann ka dëshmuar sërish në një gjykatë...

Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të kthehet pasditen e së enjtes në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke paraqitjen e ekipit në finalet e Europianit.

Në të njëjtën kohë Rama thotë se Kombëtarja do të prekë tokën shqiptare nesër rreth orës 17:00 dhe kërkon një mbështetje për t’i pritur ata si heronj në shenjë falënderimi.

“Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17.00. Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë”,-shkruan kreu i qeverisë.

Kombëtarja mori lajmin e keq të eliminimit nga “Euro 2016” sot pasdite, pas barazimit 3-3 mes Hungarisë dhe Portugalisë.

Ky rezultat nuk favorizon kuqezinjtë, pasi golavorazhi me skuadrat e tjera në grupe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz