back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareRama: Hapësirë publike edhe një pronë private e pazhvilluar, pa leje nuk...

Rama: Hapësirë publike edhe një pronë private e pazhvilluar, pa leje nuk bën dot asgjë

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Kryeministri Edi Rama theksoi sot, më 9 shtator, se hapësira publike mund të jetë gjithashtu një pronë private, për aq kohë sa ajo është pazhvilluar. Ai sqaroi se në këto raste, shteti është ai që menaxhon dhe mirëmban hapësirën si një zonë publike.

Rama shpjegoi se shumë njerëz, përfshirë ata në administratën shtetërore, kanë një kuptim të gabuar për çështjen e zaptimit të hapësirave publike. “Hapësira publike nuk është domosdoshmërisht një pronë shtetërore. Mund të jetë një pronë private që nuk është zhvilluar ende, dhe në këtë rast, shteti e mirëmban atë si hapësirë publike” u shpreh ai.

Pavarësisht se dikush mund të ketë certifikatë pronësie për një truall, Rama theksoi se kjo nuk i jep të drejtën që ta zaptuar atë, veçse pas marrjes së lejeve përkatëse. Ai mori shembuj konkretë për të ilustruar situatat kur individë përdorin pronat e tyre për qëllime të tjera, si rrethimi i trotuareve apo rritja e kafshëve.“Një individ që ka certifikatë për një pronë mund të mendojë se mund të bëjë çfarëdo, por pa leje nga bashkia, nuk mund të bëjë asgjë. Ky fenomen ndodh shpesh në zona ku jetojnë shumë njerëz dhe që krijojnë pengesa për ata që përdorin hapësirat publike” shtoi Rama.

Të Fundit

Sport

ShowBiz