back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeRadovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

Të ngjajshme

“Lidhja për Prishtinën” merr certifikimin pas vendimit të PZAP-it

Iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, e udhëhequr nga Fehmi...

Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Obiliq

Një 46 vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

Erion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar...

Radovan Vishkoviq, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht.

Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), të udhëhequr nga Millorad Dodik.

Vishkoviq është një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Dodik, president i Republikës Sërpska, si dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit.

Nuk janë bërë të ditur arsyet pse Vishkoviq dha dorëheqje, por vetëm u njoftua se do të zgjidhet një qeveri e re e Republikës Sërpska.

“Kjo është një ditë që e kam pritur qysh kur u emërova kryeministër i Republikës Sërpska. Ky është edhe kontributi im për një konsensus sa më të gjerë në Republikën Sërpska”, tha Vishkoviq në një konferencë për media, pas një takimi në selinë e presidentit të entitetit.

Ai shtoi se “mbetet pjesë e ekipit të SNSD-së”.

Dodik, kryetar i SNSD-së, njoftoi se Vishkoviq do të vazhdojë punën si drejtor i Autostradave të Republikës Sërpska.

Vishkoviq ishte në krye të Qeverisë së Republikës Sërpska që nga viti 2018, ndërsa mandatin e tij opozita shpesh e ka kritikuar për mënyrën e menaxhimit të resurseve të entitetit, për dhe qasjen ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Që nga korriku i vitit 2023, Vishkoviq gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, dhe cenimit të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës.

Siç pati bërë të ditur atëherë Departamenti amerikan i Thesarit, Vishkoviq është një nga udhëheqësit në RS, i cili mban përgjegjësi “për nxitjen e miratimit të ligjeve në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, me të cilat vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës shpallen të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.

Këto sanksione përfshijnë ndalimin e hyrjes në SHBA dhe ngrirjen e pasurisë që gjendet nën juridiksionin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz