HomeLajmeParaburgim për të dyshuarin që theri me thikë një të mitur dhe...

Paraburgim për të dyshuarin që theri me thikë një të mitur dhe ia grabiti paratë në Gjakovë

Të ngjajshme

Engjëjt e lirisë – shtatorja “Leotrimi i vogël” në pullë postare

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të...

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Efektivi i Policisë në Shqipëri Enea Mekolli është vrarë...

“BIG” Shaqa i nis pushimet në Shqipëri

 Xherdan Shaqiri ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar. Në një...

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj A.M., i dyshuar për veprën penale të grabitjes, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 17:50, në afërsi të këndit të lojërave në Gjakovë, ku i pandehuri dyshohet se së bashku me dy të mitur të tjerë ka sulmuar një të mitur dhe i ka marrë me forcë paratë.

Sipas dyshimeve, A.M. ka vepruar si pjesë e një grupi të armatosur dhe gjatë incidentit e ka goditur disa herë me thikë viktimën E.B., të lindur në vitin 2009. Më pas, së bashku me bashkëkryerësit, dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë çantën, në të cilën ndodheshin 115 euro.

Si pasojë e sulmit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar edhe nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke vendosur që masa të zgjasë nga 2 qershori deri më 1 korrik 2026.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz