Ndeshja futbollistike Kosovë-Maltë ka zgjuar interesim të madh te kosovarët dhe këtë e dëshmojnë kërkesat për bileta.
Dje u mbyllën pikat e shitjes në Prishtinë për shkak të incidenteve dhe u desh intervenimi i policisë për ta vendosur rendin dhe qetësinë, pasi numri i madh i të interesuarve shkaktoi pritje të gjata.
Kurse, sot pikat e shitjes në Prishtinë u rihapën, ndërsa u raportua për r=radhë të gjata sërish, shkruan Periskopi.
Por, që nga mëngjesi qytetarë që kanë siguruar bileta janë të gatshëm t’i shesin ato.
Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë shpallje me çmime të ndryshme, nga 10, 15 , 20 euro e më lartë.
Një nga ‘shitësit’ ka postuar 10 bileta në faqen e shit-blerjeve, ”MerrJep” me një çmim prej 20 euro për biletë.
E një tjetër qytetarë që ka 4 bileta në dispozicion, shitjen e tyre e ka shpall në rrjetin social Facebook, duke e arsyetuar se poi dështon shkuarja në stadium. Çmimi i tij është 15 euro.Kujtojmë se tregu i zi i shitjes së biletave të ndeshjeve të karakterit ndërkombëtar ndodh thuajse në çdo lojë./Periskopi/

