back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeQorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë

Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të seancave të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Qorrolli ka thënë se për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të madh pa iu referuar asnjë kushtetute evropiane apo botërore dhe pa marrë shembull nga aktgjykimet e gjykatave simotra.

“Ky është një fakt i pazakontë, por edhe domethënës: asnjë precedent, asnjë rast krahasues, asnjë përvojë e ngjashme nga bota demokratike”, ka deklaruar ai.

Sipas Qorrollit, mungesa e krahasimeve ndërkombëtare e bën vendimin “të izoluar, të brishtë dhe të ndërtuar mbi logjikë të brendshme të dobët”. Ai e ka quajtur “tejkalim të mandatit kushtetues” vendosjen nga Gjykata të rregullit të tri tentativave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kufizimit 30-ditor.

“Kur Gjykata shpik një rregull numerik të tillë, nuk e ka kryer detyrën e saj primare – interpretimin e Kushtetutës”, ka shtuar Qorrolli.

Ai ka paralajmëruar se ky precedent e vendos Gjykatën në një pozitë të rrezikshme, pasi në vend që të forcojë besimin te Kushtetuta, e cenon atë duke krijuar përshtypjen se normat kushtetuese mund të shpiken pa mbështetje në tekst apo në traditën evropiane të konstitucionalizmit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz